Benitez i falet golit spektakolar të Carrasco (VIDEO)

21 Korrik 2019
13:22
back button

Rafa Benitez e nisi me dy fitore aventurën në Kinë, tek Dalian Yifang, më pas morën një humbje dhe në ndeshjen e fundit u ndalën në barazim 3-3 në fushën e TIanjin Teda.

Protagonist i kësaj sfidë u bë Yannick Ferrera-Carrasco, i cili hapi ndeshjen me një gol nga goditja e këndit, gjithsesi vendasit përmbysën shifrat brenda pjesës së parë.

 

Në të dytën ishte sërish Carrasco, që shënoi golin e barazimit, por vendasit shënuan nga penalltia golin e avantazhit. Për të vulosur rezultatin e kësaj ndeshje mendoi debutuesi Solomon Rondon, i cili realizoi gjashtë minuta para fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit