Berisha fenomenal, pjesë e “Top 5” portierëve më të mirë në Evropë!

14 Mars 2020
16:49
back button

Ekipi i Spal, ku luan gardiani ynë kuqezi Etrit Berisha po përjeton një sezon shumë zhgënjyes. Sidoqoftë, pavarësisht se Spal ndodhet në fundin e tabelës së Serie A, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Berishën, i cili po bën një nga sezonet e tij më të mira.

Këtë gjë e konfirmojnë edhe statistikat, ku Berisha listohet si portieri i 3-të në “Top 5” kampionatet më të mirë të Evropës për sa i përket pritjeve të bëra gjatë këtij sezoni.

31-vjeçari ka kryer plot 107 pritje këtë sezon, më shumë se çdokush tjetër në Serie A. Sa i përket “top 5” kampionateve, vetëm Dubravka (Neëcastle) dhe Aitor (Levante), kanë bërë më mirë se gardiani kuqezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit