Pas përfundimit të sezonit të rregullt ka nisur faza play off në basketboll për meshkuj, me ndeshjet e fazës çerekfinale, ku luajnë skuadrat e renditura në vendet 3-6. Ndërkohë që Besëlidhja e Tirana, të renditura në dy vendet e para, janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale.
Në Shkodër, skuadra e Vllaznisë fitoi me lehtësi 93-48 ndaj Teutës në çerekfinalen e parë mes tyre. Një sukses që pasoi atë të një jave më parë në kampionat. Ndeshje në sens unik, komanduar nga shkodranët, ku u dalluan Hibbitt me 18 pikë dhe Bryant me 17 pikë.
Në Fier, skuadra e Apolonisë mundi 84-76 Skënderbeun. Skuadra fierake u shkëput në periodën e parë dhe më pas administroi avantazhin deri në fund, duke e merituar fitoren. Ademokoya me 31 pikë ishte lider në fushë për Apoloninë, që udhëheq 1-0 me ndeshje.
Superliga-Meshkuj, çerekfinale play off
Nd.1, Vllaznia – Teuta, 93-48 (1-0)
Nd.1, Apolonia – Skënderbeu, 84-76 (1-0)
18 prill, Teuta – Vllaznia, 18:00
18 prill, Skënderbeu – Apolonia, 18:00







