Besëlidhja pëson në Fier humbjen e parë, Vllaznia triumfon ndaj Teutës, fitore për Tirana e Kamza Basket

11 Prill 2026
22:08
Telesport
back button

Java e 22-të dhe e fundit e sezonit të rregullt të Superligës në basketboll për meshkuj është shtrirë në disa ditë. Ajo filloi me fitoren 112-80 të Kamza Basket, që triumfoi në fushën e Elbasanit (Sawyer 30 pikë e Washington 29 pikë për kamzalinjtë).

Jashtë fushe fiton edhe Tirana, që triumfoi 114-71 ndaj Pogradecit. Një ndeshje e vendosur në periodën e dytë për kryeqytetasit, ku u dallua Massie, autor i 28 pikëve. Bardheblutë ruajnë vendin e dytë në renditje, me një ndeshje më pak se rivalët.

Edhe Skënderbeu merr një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundur në Vlorë ekipin e Flamurtarit me shifrat 78-57 (të gjithë titullarët realizuan mbi 12 pikë). Pa probleme fiton edhe Fieri Basket, 69-54 ndaj Partizanit, ndeshje ku u dallua Anyanëy me 31 pikë.

Teuta mbetet jashtë zonës play off pas humbjes 99-93 në shtëpi nga Vllaznia. Një ndeshje mjaft e fortë, ku kolektiviteti i ekipit shkodran bëri diferencën (6 lojtarë realizuan mbi 12 pikë), ndërsa 34 pikët e Poëers për durrsakët mbetën për statistikë.

Humbjen e parë pësoi në kampionat Besëlidhja kampione, që u mund 80-68 nga Apolonia, ndeshje e luajtur në Fier. Një rezultat që nuk prish aspak punë për lezhjanët, që e mbyllin në vendin e parë. Campbell me 23 pikë u dallua për vendasit, që e merituan fitoren.

Superliga-Meshkuj, java e 22-të

Elbasani – Kamza Basket, 80-112

Pogradeci – Tirana, 71-114

Flamurtari – Skënderbeu, 57-78

Fieri Basket – Partizani, 69-54

Teuta – Vllaznia, 93-99

Apolonia – Besëlidhja, 80-68

Renditja: Besëlidhja 43 pikë, Tirana 39 pikë, Vllaznia 39 pikë, Apolonia 38 pikë, Skënderbeu 35 pikë, Teuta 35 pikë, Kamza Basket 34 pikë, Elbasani 28 pikë, Fieri Basket 28 pikë, Partizani 25 pikë, Pogradeci 25 pikë, Flamurtari 24 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit