Besëlidhja siguron play off-in, Vllaznia bie në shtëpi, Tirana dhe Apolonia korrin fitoret e radhës

29 Mars 2026
20:47
Telesport
back button

Pas zhgënjimit në Ligën Unike, skuadra e Besëlidhjes është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mundur 113-100 Teutën në ndeshjen e javës së 20-të të Superligës. Një humbje që lë pasoja te skuadra e Teutës, që humbet për momentin një vend në katërshe.

Lezhjanët e komanduan ndeshjen që nga fillimi, duke e merituar fitoren (Powers 25 pikë dhe Wright 24 pikë për Besëlidhjen). Pa probleme fiton Elbasani, që në fushën e tij mundi 100-81 Partizanin e vendit të fundit (Juelfs 34 pikë për elbasanllijtë).

Fitore të vështirë korri Apolonia, që mundi 68-65 Pogradecin jashtë fushe. Ademokoya dhe Jackson realizuan 40 pikë së bashku për fierakët. Jashtë fushe fiton edhe Fieri Basket, që mundi 74-60 Flamurtarin. Green me 31 pikë e Anyanwu me 29 pikë u dalluan për miqtë.

Skuadra e Tiranës, falë 22 pikëve të Case mundi 105-90 Kamza Basket dhe i bashkohet Vllaznisë në vendin e dytë në renditje. Zhgënjen skuadra shkodrane, që në fushën e saj u mund 97-85 nga Skënderbeu (Brown Jr. realizoi 26 pikë për korcarët).

Superliga-Meshkuj, java e 20-të

Vllaznia – Skënderbeu, 85-97

Tirana – Kamza Basket, 105-90

Pogradeci – Apolonia, 65-68

Flamurtari – Fieri Basket, 60-74

Elbasani – Partizani, 100-81

Teuta – Besëlidhja, 100-113

Renditja: Besëlidhja 38 pikë, Vllaznia 35 pikë, Tirana 35 pikë, Apolonia 34 pikë, Teuta 33 pikë, Kamza Basket 31 pikë, Skënderbeu 30 pikë, Elbasani 26 pikë, Fieri Basket 25 pikë, Pogradeci 23 pikë, Partizani 22 pikë, Flamurtari 22 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit