Ç’do të thotë tani Reja? Broja përkrah Haaland dhe Depay në top-formacionin e Europës

9 Shtator 2021
13:23
Alfred Lleshi
back button

Thuajse në unison, specialistët shqiptarë të futbollit ishin kundër trajnerit Edy Reja për dërgimin e tij në tribunë në Poloni, ose aktivizimin si zëvendësues në dy ndeshjet e tjera, ndaj Hungarisë dhe San Marinos. Talenti 19-vjeçar i kuqezinjve ia dha përgjigjen kujtdo me golin e fitores së çmuar ndaj hungarezëve, ashtu sikurse la “shenjën” e tij edhe mbrëmë në “Elbasan Arena”.

Vlerësimi final për shkodranin në pronësi të Chelsea ka ardhur nga sajti i specializuar i statistikave në futboll, SofaScore, i cili e ka përfshirë Brojën në top-formacionin e kualifikueseve të “Katar 2022” për pjesën e Europës, xhiron e gjashtë të kësaj fushate.

Ai është pozicionuar në sulmin e këtij formacioni ideal, sipas modulit 4-3-3, përkrah “bishës” Haaland dhe yllit të ri të Barcelonës, Depay. Nëse norvegjezi dhe holandezi janë vlerësuar me notën 9.4, ylli ynë kuqezi “kuotohet” me 9.3. Duket qartë pra se, pavarësisht skepticizmit të trajnerit Reja, talenti i Shqipërisë ka siguruar një vend në 11-shen më të mirë të kombëtareve të Europës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit