Chelsea “bën me zemër” Interin, ofron 23 milionë euro për shqiptarin

26 Mars 2020
14:38
Alfred Lleshi
back button

Futbolli është në karantinë, lojtarët të ngujuar në shtëpitë e tyre prej “Coronavirus”, megjithatë klubet nuk e bëjnë pushim total. Sidomos menaxherët janë në kërkim të përforcimeve të verës, duke i pasur të qarta idetë kur të hapet merkatoja. Një nga emrat më të lakuar në Serie A dhe futbollin europian është edhe ai i shqiptarit, Marash Kumbulla. 

Talenti ynë kuqezi ka përfunduar në radarët e gjigantëve të kontinentit, duke nisur nga Interi e përfunduar te Chelsea. Media italiane hedh dritë mbi zhvillimet e fundit të 20-vjeçarit të Verona, duke i quajtur “lajme të këqija për Interin rreth së ardhmes së Marash Kumbullës”. Mbrojtësi ynë kuqezi është piketuar nga trajneri Antonio Conte si pasardhës i uruguajanit Diego Godin, por Chelsea i Londrës, ku bën pjesë edhe një tjetër shkodran kuqezi, Armando Broja, ka përgatitur një ofertë prej 23 milionë eurosh, me synim për ta marrë shqiptarin në verë. 

Kjo shumë është vërtet tunduese për klubin që zotëron kartonin e shqiptarit, më e madhe se ajo që ofrojnë zikaltrit. Po ashtu, tundimi për të luajtur në një kampionat si Premier League duhet të jetë i madh edhe për vetë lojtarin, pavarësisht se ndoshta në këtë moshë nuk do t’i rekomandohej “kapërcimi i ylberit”, pra nga Serie A në Angli, ku luhet një futboll krejtësisht tjetër dhe përshtatja në të ka qenë i vështirë edhe për yje të mëdhenj.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit