Chelsea e ka seriozisht, objektivi i radhës është Leao! Sa do të kushtojë ylli i Milanit nëse shitet?

3 Mars 2025
17:52
Telesport
back button

Rafael Leao nuk është një nga emrat më të përmendur në podkastin e Telesportit, Versus, por edhe një nga më të spikaturit në merkaton europiane.

Klubi i radhës i interesuar për yllin e Milanit është Chelsea. Duke parë rënien sistematike të kuqezinjve këtë sezon dhe vështirësitë që po hasin disa lojtarë për t’u përshtatur me trajnerët, klubi londinez po nxiton për të blerë portugezin.

Vlera aktuale e Leaos në treg llogaritet 80 deri në 100 mln euro, edhe pse deri në verën e kaluar Milani e konsideronte lojtar të denjë për mbi 150 mln euro.

Deri tani lojtari dhe Milani nuk kanë reaguar ndaj asnjë spekulimi, por historia ka treguar se Chelsea, kur e do një lojtar, nuk ngurron për t’i futur duart thellë në xhepat e pronarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit