Pasi ka larguar një “thes” me lojtarë në formë huazimi në merkaton e janarit, skuadra e Chelsea po planifikon goditjet e duhura në merkaton e verës.
I pari në listën e skuadrës londineze është qendërmbrojtësi brazilian Murillo. Për të, skuadra e Chelsea u interesua që në janar, por pronari i Nottingham Forest refuzoi të merrte në konsideratë atë që do të kishte qenë një shitje rekord për klubin.
Gjithsesi, sipas “Daily Telegraph”, bisedimet nuk janë lënë në mes dhe palët pritet të gjejnë marrëveshjen në merkaton e verës.
Një tjetër emër i rëndësishëm është edhe Daniel Munoz, që luan me Crystal Palace. Për lojtarin janë interesuar edhe Manchester City e Barcelona, ndaj për “blutë” e trajnerit Maresca nuk do të jetë e lehtë.
Kolumbiani Munoz ka tërhequr mjaft vëmendje këtë sezon me paraqitjet e tij, me Chelsea që ka shtyrë bisedimet për në verë.







