Chelsea vendos çmimin e frikshëm për objektivin e United dhe Bayern

25 Janar 2025
16:29
Telesport
back button

Chelsea thuhet se kërkon 70 milionë sterlina për sulmuesin Christopher Nkunku, për të cilin interesohen Manchester United dhe Bayern Munich.

Siç pretendohet nga Sky Sports News përmes TBR Football, Djajtë e Kuq kanë qenë në bisedime me përfaqësuesit e francezit në lidhje me një lëvizje në janar.

Ai ka pasur probleme të shumta dëmtimesh gjatë kohës së tij në Stamford Bridge.

Nkunku ka humbur 48 ndeshje gjatë sezonit 2023-24 dhe është përdorur më së shumti në Conference League dhe ndeshjet e kupës këtë sezon.

Lojtari francez ka luajtur vetëm 1,180 minuta në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë katër asiste.

Objektivi i Bayern dhe United ka luajtur vetëm 390 minuta në Premier League këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit