Filloi aventura e paralajmëruar për Fred. Siç kishte njoftuar në rrjetet sociale, sulmuesi veteran brazilian do të pedalojë rreth 600 kilometra me biçikletë, derisa të arrijë në Qendrën e Trajnimit “Carlos José Castilho”, në Rio de Janeiro, për të nënshkruar kontratën e tij të re me Fluminense. Kjo do të jetë një rrugë alternative për të shmangur turmat e njerëzve në rrugët kryesore. Këtë itinerar e ka nisur në orët e para të së hënës, duke filluar nga Belo Horizonte. Ai do të përdorë dy biçikleta dhe do të udhëtojë në “Estrada Real”, një rrugë historike braziliane për çiklistët.
Fred, 36 vjeç, do të nënshkruajë me Fluminense pas një viti e gjysmë te Cruzeiro. Ai do të rikthehet te skuadra që e priti në Brazil, pas fazës së shkëlqyer te Olympique Lyon.