Cungu: Fitore karakteri, duket qartë ku na duhet përforcim në janar

7 Dhjetor 2018
16:45
back button

Armando Cungu është shprehur i kënaqur me tre pikët e marra ndaj Skënderbeut, në sfidën e luajtur sot në Kamzë. Trajneri ka folur për shumë tema në “Gol pas goli” në Supersport, duke u fokusuar kryesisht te Rexhinaldo dhe një episod gjatë lojës, kur sulmuesi, edhe pse i vetëm me portën, nuk avancon në sulm por kthen topin pas. Cungu u shpreh se ky ishte një gabim, por futbollisti nuk duhet futur në presion. Gjithsesi, Kukësi në janar do të afrojë sulmues, gjë që e pranon vetë Cungu.

Skema e përdorur? Do të shohim, është shumë para kohe të flasim se si do luajë Kukësi në vijim. Është një moment i mirë që po kalojmë. Është shpirti i garës së këtyre djemve, dhe pasaj vijnë sistemet. Është karakteri dhe më pas mund të bësh çfarëdo.

Rexhinaldo? Në fakt është një lëvizje jo e menduar mirë, çdo sulmues duhet të shtyhej para. Nuk mund të flas para kohe, ka pasur shqetësime gjatë javës prandaj nuk e përfshiva në listën e titullarëve. Duhet të bënte më shumë presion. Rexhinaldo i ka këto karakteristika, por megjithatë shpresoj…

E kam thënë dhe në konferencë, ka pasur probleme prej tre javësh. Natyrshëm ka luajtur me Kamzën në një terren të vështirë. Në këto kushte kam bërë një kontakt dhe me mjekët e ekipit dhe vendosa që të mos e sakrifikojë.

Presioni ndaj kundërshtarit? Jam dakord për pjesën e parë për sa i përket presionit. Me pak kujdes mund ta ndëshkonim kundërshtarin. Rexhinaldo edhe po ti thuash mos preso ai bën presion dhe jep shpirtin në fushë. Futja e Kalas, deri në këto momente ka pasur minuta dhe do ketë minuta, gëzon një formë të mirë në krahë dhe po marrim frytet e tyre. Çyrbe apo Ethemi po i japin ritëm por dhe pikë ekipit. Nuk kanë ardhur rastësisht pikët.

Zëvendësimet? Futja e Rexhinaldos ishte për të presuar dy mbrojtësat e Skënderbeut, pasi na vendosën nën presion, duke u futur në mesin e fushës tonë. Duke parë dhe lodhjen e Spehar, vendosa që Rexhinaldo mund të na bënte punë. Vonimi i lojës nga Rexhinaldo ndoshta nuk duhet të mendonte në atë kohë për të vonuar lojën, por janë momente që gjithkush gabon dhe futbollsitë të niveleve ndërkombëtare e kanë bërë këtë. Ndaj nuk duhet të vihet para përgjegjësisë.

Merkato? Jam i kënaqur nga ky ekip dhe do të mbështem te kjo skuadër. Konkurrenca forcon ekipin dhe nuk i bën dëm askujt, përkundrazi ndihmon për të marrë rezultate. Unë jam për të bërë pak lëvizje, edhe në verë, jo vetëm në dimër. Vuajmë për të shënuar dhe shihet se ku ka nevojë për të ndërhyrë në merkato”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit