Cungu kritikon Vllazninë: Kam qëndruar 4 muaj pa u paguar, mbështes sportistët

22 Maj 2020
20:59
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, ka komentuar gjendjen e Vllaznisë në një dalje të tij live në “Fan Zone”, në Supersport. Tekniku shkodran ka kritikuar ashpër klubin kuqeblu për mënyrën se si po e përballojnë krizën ekonomike.

Tekniku shkodran ka qenë mjaft i ashpër me fjalët e tij. “Vllaznia është një emër i madh dhe ka ndikim te çdo dashamirës. Unë mbetem gjithmonë në krah të sportistëve. Kam qenë dhe vetë te Vllaznia dhe kam qëndruar 4 muaj pa rroga.

“Çdo njeri ka hallet dhe llogaritë e veta. Nuk e kuptoj pritjen kaq të madhe, në fund të sezonit merren paratë, por se kuptoj pse duhet të ketë kaq shumë pritje. Një klub amatoresk. Nuk mund të bjerë Vllaznia në atë nivel. Vllaznia ka zyra, nuk mund të bëhen takimet nën pisha, nën plepa, me fanella portokalli, jeshil, me xhinse.

“Kriza ka çdo ekip, por duhet t’i kalosh me dinjitet dhe personalitet. Nuk është boks. Vllaznia ka një histori dhe emblemë. Një qytet që e do futbollin dhe duhet të ketë seriozitet”, – tha Cungu.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit