Daja ngre në qiell Çinarin: Tirana jashtë gare? E dinë ata!

21 Janar 2021
20:35
Telesport
back button

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, ka folur pas fitores kundër Tiranës me golin e Erald Çinarit për 1-0. 3 pikë janë shumë të rëndësishme për ekipin e “Demave të kuq” që ndjekin Vllazninë në krye të klasifikimit.

“Kam një humbje në derbi, por edhe fitore një kam. Të tjerat i kam barazime. Na kënaqin tre pikët, por derbi të jep një bonus në aspektin psikologjik. Nuk mund ta fusnim në fillim Çinarin, nuk rriskonim dot.

“E pata thënë që nuk do e fillonte nga fillimi, njoftimi erdhi ditën para ndeshjes. Nuk ndryshonim dot atë që kishim punuar gjatë javës. E dinim se do ishte forcë e duhur për ne dhe rezultoi pozitiv. Ai është një lojtar me vlerë në kampionatin shqiptar dhe për Partizanin.

“Kartoni i Bardhit? Po merrem me lojtarin tim dhe kur e pashë në përsëritje, them se portieri ka ndaluar dhe Bardhi nuk e ka penguar. Ai është frenuar dhe kaq.

“Zëvendësimi i Asanit? Ka dy momente. Një lojtar me mentalitet fituesi nuk e pranon zëvendësimin. Po e ndihmonte ekipin në të dyja fazat e lojës. Në fund nuk e bëmë zëvendësimin dhe Idrizaj e mirëkuptoi.

“Tirana jashtë gare për titull? Ka edhe shumë ndeshje, nuk është kjo ndeshje që vendos. Ne ju kthyem fitoreve në derbi dhe po bëjmë mirë. Ka shumë pikë në lojë. Për Tiranën flasin drejtuesit e tyre. Nuk kam pse flas unë. Shumë ekipe janë të ngjeshura dhe ne duhet të festojmë sonte dhe të mendojmë për ndeshjen e së hënës me Teutën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit