Daja: Vllaznia kockë e fortë, nuk e di nëse ikën Dita!

10 Korrik 2020
21:39
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur para ndeshjes me Vllazninë. Numri një i stolit ka theksuar se nuk e sheh ekipin shkodran nga renditja, pasi mund të çuditet nga kuqeblutë. Tekniku mendon se skuadra e tij duhet ta kalojë me sukses këtë ndeshje.

Vllaznia – “Gjithsesi të merremi me Vllazninë, që nuk e shohim nga klasifikimi. Ka fituar në Korçë, siç kemi fituar edhe ne në Shkodër. Kanë në grup lojtarë me eksperiencë në Superiore. Do e mendojmë si ndeshje kundër Vllaznisë, një ekipi që luan futboll të bukur dhe që duhet ta kesh kujdes. Kemi një shans të rikthehemi pas rezultateve jo të mira. Duke qenë të kujdesshëm, shpresojmë të shkojmë te fitorja. Normalisht duke qëndruar me këmbë në tokë dhe duke e vlerësuar Vllazninë”.

Ekipi – “Ka rikthime në ekip, por nuk janë në gjendje optimale. Taipi nuk është për shkak kartonësh. Në ndeshjet në vazhdim nuk do kemi krahun e djathtë. Do mundohemi që këtë çift ta zëvendësojmë sa më mirë të jetë e mundur”.

Dita te Shkëndija? – “Nuk dua të shpërndahem, është kohë merkatoje. Do ketë lajme të tilla për shumë lojtarë. Nuk mund të jem ai që mund të japë një përgjigje. Nesër, Dita dhe çdo lojtar tjetër do të fokusohet te ndeshja”.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit