Dëmtimi i frikshëm në Shkodër, Tirana tregon gjendjen e mesfushorit

23 Nëntor 2020
22:18
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana humbi klasiken e futbollit shqiptar kundër Vllaznisë me rezultatin 3-2. Kampionët kaluan dhe disa momente paniku me mesfushorin Isaac Gyamfi.

Ky i fundit u rrrëzua keq në fushë dhe u desh ndërhyrja e ambulancës dhe stafeve mjekësore për të stabilizuar gjendjen e lojtarit. Fatmirësisht, afrikani nuk ka patur fraktura dhe bardheblutë do e presin më shpejt në fushë.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se: Pas një kujdesi intensiv nga stafi mjekësor i Spitalit, lojtari Isaac Gyamfi është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në fushën e lojës, në ndeshjen e datës 21/11/2020, KF Vllaznia-KF Tirana.

“Gyamfi do të vijojë të mbahet në vëzhgimin e mjekëve të ekipit duke mos neglizhuar asnjë moment shëndetin e tij. KF Tirana falenderon spitalin për gatishmërinë që tregojnë gjithmonë ndaj lojtarëve dhe stafit bardheblu”, – shkruhet në njoftim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit