Dënim qesharak për “kasapin” me brisk rroje, hakmarrja po përgatitet ndryshe

5 Mars 2019
15:34
back button

Komisioni i Disiplinës në Turqi e ka përjashtuar për një ndeshje lojtarin Mansur Calar, i cili në ndeshjen Amedsor-Sakaryaspor, në kategorinë e tretë, doli në fushë me një brisk rroje dhe iu shkaktoi prerje katër lojtarëve kundërshtarë.

Gjithsesi prokuroria e Turqisë ka hapur një hetim dhe çështja është në investigim. Ndaj tij pritet që të ketë një masë penale, por ndërkohë masa administrative është vetëm një ndeshje pezullim.

Amedspor është një klub i pozicionuar në juglindje të Turqisë, një zonë e dominuar nga kurdët, të cilët janë kundër Rexhep Taip Erdogan. Ndërsa Sakaryaspor ndodhet në veriperëndim, një bastion i presidentit aktual. Mendohet se ky ka qenë shkaku i këtij tensioni, një plan gjakftohtë që ishte menduar para se të fillonte ndeshja.

Vitin e kaluar u shënuar një tjetër incident në këtë ndeshje, teksa në ekranet e stadiumit, para fillimit të ndeshjes, u shfaqën disa video dhe foto të operacioneve ushtarake.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit