Derby përmbys ndeshjen e çmendur ndaj Leeds, Lampard vs. Terry në finalen e madhe

15 Maj 2019
22:41
back button

Derby ka përmbysur gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Leeds United dhe ka kaluar në finalen e madhe pas fitores 4-2 në Elland Road. 

Ishte një ndeshje e çmendur ku topi nuk pushoi për asnjë sekondë së lëvizuri, por në fund ishte Derby skuadra që ruajti gjakftohtësinë dhe bëri më pak gabime duke siguruar fitoren. 

Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për vendasit, teksa Dallas ka shënuar golin e avantazhit në mesin e pjesës së parë. 

U mendua se finalja ishte siguruar, por një gafë trashanike në fund të pjesës së parë të një prej mbrojtësve të Leeds ka bërë që Marriott të barazonte rezultatin. 

Pas pushimit, miqtë kalojnë menjëherë në avantazh dhe aty fillon lufta në fushën e lojës. 

Shumë kartonë të verdhë, shumë ndërhyrje të rënda dhe një lojë e ashpër teksa Leeds ngushton diferencën pas një ore lojë me Dallas. 

Vendasit ishin më mirë gjatë minutave pas golit të dytë, por i verdhi i dytë i Berardi-t ka ndikuar në paraqitjen e tyre. 

Marr ka shënuar golin e kualifikimit për Derby-n që tani ido të ndeshet me Aston Villa-n në finalen e madhe e cila përcakton skuadrën që do të ngjitet në Premier League. 

Trajneri Frank Lampard do të jetë përballë ish-shokut të ekipit John Terry, i cili është asistenti i trajnerit tek Aston Villa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit