Detroit e New York dominojnë në Lindje, Durant i jep fitoren Houston, triumfojnë Clippers e Cleveland

14 Mars 2026
8:21
Telesport
back button

Detroit fitoi 126-119 ndaj Memphis dhe qëndron në vendin e parë të renditjes në Konferencën e Lindjes. Jalen Duren realizoi 30 pikë e 13 asist, më i miri në fushë. Të njëjtin ritëm ndjek edhe New York, që falë 29 pikëve të Brunson dhe 25 të Anunoby, mundi 101-92 Indiana.

Ekipi i Golden State pësoi sot humbjen e katërt radhazi, pasi u mundë 127-117 nga Minnesota në fushen e tyre. Për miqtë shkëlqeu Anthony Edwards. Fitore në sekondën e fundit për Houston, që mundi 107-105 New Orleans, ndeshje ku vendimtar ishte Kevin Durant, me 32 pikë.

Fitorja e katërt radhazi për Clippers, që po kalojnë një moment të mirë, duke mposhtur sot 119-108 Chicago. Dyshja Leonard-Mathurin realizoi 54 pikë për kalifornianët. Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Cleveland, që mposhti 138-105 Dallas (Mobley realizoi 29 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Dallas – Cleveland, 105-138

Detroit – Memphis, 126-110

Indiana – New York, 92-101

Toronto – Phoenix, 122-115

Houston – New Orleans, 107-105

Golden State – Minnesota, 117-127

Portland – Utah Jazz, 124-114

Clippers – Chicago, 119-108

Lajme të tjera

Lajmet e fundit