Detroit fitoi 138-100 në fushën e Brooklyn dhe bëhet skuadra e parë në Konferencën e Lindjes që siguron një biletë për në play off. Jalen Duren me 26 pikë u dallua për Pistons. Fitore të thellë korri Miami, që mundi 150-129 Washington, ndeshje ku u dallua Bam Adebayo me 83 pikë.
Skuadra e Philadelphia mundi 139-129 Memphis, ndeshje ku dyshja Payne-Oubre realizoi 62 pikë së bashku. Nuk zhgënjen ekipi i Houston, që triumfoi 113-99 ndaj Toronto, sfidë ku protagonist ishte Kevin Durant me 29 pikë. San Antonio, falë 39 pikëve të Wembanyama, mundi 125-116 Boston.
Lakers ngjiten në vendin e katërt në Perëndim pas fitores 120-106 ndaj Minnesota, duke i parakaluar në renditje. Doncic dhe Reaves realizuan nga 31 pikë secili. Tjetër humbje për Golden State, që u mund pas kohës shtesë 130-124 nga Chicago (Buzelis 41 pikë për miqtë).
NBA-Rezultatet e sotme
Philadelphia – Memphis, 139-129
Atlanta – Dallas, 124-112
Brooklyn – Detroit, 100-138
Miami – Washington, 150-129
Houston – Toronto, 113-99
Milwaukee – Phoenix, 114-129
San Antonio – Boston, 125-116
Golden State – Chicago, 124-130
Portland – Charlotte, 101-103
Sacramento – Indiana, 114-109
Lakers – Minnesota, 120-106







