Detroit triumfon në duelin e kryesuesve ndaj Oklahoma, fitorja e 10-të radhazi për Spurs

26 Shkurt 2026
8:35
Telesport
back button

Detroit fitoi 124-116 ndaj Oklahoma, në përballjen mes dy ekipeve që kryesojnë renditjen në Konferencat përkatëse. Një ndeshje me rivalitet mes dy ekipeve më të mira në NBA, ku për Pistons u dalluan Duren e Cuninngham me nga 29 pikë secili.

Fitore në sekondat e fundit për Milwaukee, që mundi 118-116 Cleveland. 7 lojtarë të Bucks, përfshi titullarët, realizuan mbi 10 pikë. Jashtë fushe fiton ekipi i Golden State, që falë 52 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, fituan 133-112 ndaj Memphis.

San Antonio korri sot fitoren e 10-të radhazi, duke mundur 110-107 Toronto, në një përballje të ekuilibruar. Vassell me 21 pikë e Fox me 20 u dalluan për Spurs. Fiton edhe Denver, 103-84 ndaj Boston, sfidë ku u dallua Nikola Jokic me 30 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Oklahoma, 124-116

Memphis – Golden State, 112-133

Toronto – San Antonio, 107-110

Houston – Sacramento, 128-97

Milwaukee – Cleveland, 118-116

Denver – Boston, 103-84

Lajme të tjera

Lajmet e fundit