Ardhja e Carlo Ancelotti në krye të kombëtares braziliane ka mbushur me shpresë mjaft ikona të këtij sporti. Një prej tyre është ish-portieri Dida, që e njeh mirë trajnerin italian, gjatë kohës që së bashku kanë qenë te Milan.
“Ancelotti? Të gjithë e njohim, ai është një trajner i madh dhe mund të bëjë vërtet shumë për Brazilin. E ka nisur mirë pa pësuar gol në dy ndeshje. Tani do të ketë kohë, pasi kualifikimi është arkivuar, të përgatitet mirë për Botërorin“, tha Nelson Dida.
Më tej, Dida foli edhe për Max Allegri, i rikthyer te Milan këtë sezon: “Ai është gjithashtu një trajner i madh që ka fituar tashmë me Milan. E njeh mjedisin, e di që kur stërvitesh atje luan gjithmonë për të fituar“.
Ndërsa për Mike Maignan, portierin aktual të kuqezinjve, ai shtoi: “Ai është një portier i madh. Nëse qëndron mund të jetë shumë i rëndësishëm për kursin e ri të Milan”.
“Donnarumma? Ai ka qenë gjithmonë shumë i fortë, ishte gjithashtu në kohën e tij në Milan. Ai fitoi Champions League dhe po bën shumë mirë. Jam i lumtur, herë pas here dëgjoj nga ai dhe ai gjithmonë dëshiron të fitojë“, tha Dida.







