Antoine Griezmann po luan sezonin e fundit me Atletico Madrid, francezi në verë do transferohet në MLS. Diego Simeone e ka gjetur zëvendësuesin e Griezmann dhe iu ka bërë të qartë drejtuesve të klubit.
Simeone ka zgjedhur Paulo Dybala për të zëvendësuar Griezmann, një dëshirë e vjetër e trajnerit të “Los colchoneros”. Cilësia, përvoja dhe shkathtësia e Dybala në sulm e bëjnë atë një lojtar kyç që mund të përshtatet në mënyrë të përkryer me skemën sulmuese të Atlético-s, jo vetëm si një plotësues i sulmuesve aktualë, por edhe si zëvendësues natyral i Griezmann.
Nga ana tjetër, mundësia për të konkurruar për tituj me Barcelonën dhe Realin si dhe në Ligën e Kampionëve janë stimuj tërheqës që mund ta bindin Dybala-n të lërë kryeqytetin italian për Madridin.
Në rast së marrvëshja kryhet brenda merkatos së janarit, Atletico duhet të paguajë 20 milionë euro për argjentinasin aq sa është klauzola e tij, ose duhet të presë deri në verë për të nënshkruar falas me të.







