Dinamo fundos Partizanin, Vllaznia mposht Teutën

10 Shkurt 2024
19:29
Telesport
back button

Dinamo ka dhënë një sinjal të fortë me fitoren e radhës në kampionat, teksa ka mundur Partizanin në derbi dhe ka zhytur edhe më shumë në krizë skuadrën e drejtuar nga Orges Shehi.

Në një duel shumë të luftuar, ishin të kuqtë të parët që kaluan në avantazh, por me Dinamon që u shfaq shumë herë kërkuese para portës.

Pjesa e dytë foli plotësisht për blutë që kërkuan me ngulm golat dhe i gjetën me anë të Kaçorrit e më pas me Vilën i cili vulosi përmbysjen dhe i dha tre pikë shumë të vlefshme ekipit të tij që bëhet tashmë pretendent i denjë për “Final Four”.

Ndërsa për Partizanin vazhdon e thellohet kriza, me katër ndeshje pa fitore, ku dy janë humbje, që tregon më së miri se ekipi kampion në fuqi ka shumë probleme të dukshme në këtë sezon pavarësisht pretendimeve.

Vllaznia ka mposhtur me rezultatin 2-1 Teutën në sfidën e vlefshme të javës së 23-të të kampionatit.

Përballja nisi me një ritëm të ulët, teksa rasti i parë i rrezikshëm ishte momenti kur shkodranët kaluan në avantazh me anë të Grudës, goli i të cilit u verifikua nga VAR.

Baraspesha erdhi vetëm në vendin e dytë me Arifin në minutën e 72’, teksa në minutën e 83’, ishte Çoba, i cili me prekjen e parë të topit i dha fitoren shkodranëve.

Kështu Vllaznia shkon në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të dytë, ndërsa Teuta vazhdon në vendin e parafundit me 21 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit