Dinamo kthehet në Superiore me fitore, Kukësi kalon me lehtësi Egnatia-n (Video)

12 Shtator 2021
15:48
Denis Hakanaj
back button

Dinamo e Tiranës është kthyer në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh dhe e ka nisur sezonin në mënyrë e duhur.

Nëndestësja blu, në fakt, ka fituar 2-0 në transfertë kundër Kastriotit, në javën e parë të kampionatit shqiptar.

I kanë mjaftuar vetëm 36 sekonda miqve për të gjetur golin e avantazhit me Chinedu.

Nigeriani ka qenë protagonist edhe në minutën e 21-të, kur ka realizuar edhe golin e dytë për skuadrën e Shkëmbit.

Fiton edhe Kukësi, që ka mundur në transfertë 3-1 Egnatian.

Daçi (22′), Peposhi (43′) dhe Milunovic (94′) kanë shënuar për miqtë, ndërsa Telushi (90′) ka realizuar golin e nderit për vendasit.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit