“Do t’i shkatërrojmë të gjithë”; Ibra në versionin e “përbindëshit” te La Galaxy (video)

22 Tetor 2019
10:49
Alfred Lleshi
back button

Të dielën në mbrëmje, LA Galaxy u bë skuadra e parë mysafire në MLS, që fitoi në “play off”-et e këtij sezoni. Skuadra ku luan Zlatan Ibrahimovic mundi Minnesota United 2-1, pas një beteje të ashpër në “Allianz Field”. Por, para se të ndalemi te përballja e lavdishme e LA Galaxy, duhet të diskutojmë diçka më të madhe. Më konkretisht, duhet të flasim për gjigantin suedez, që mbajti një fjalim tepër drithërues para ekipit, në rolin e kapitenit.

Ibrahimovic është një nga futbollistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, sepse ka fituar një titull kryesor në çdo vend që ka luajtur. Është e qartë, ai po kërkon t’i mbajë të tijtë të karikuar maksimalisht, duke synuar të triumfojë edhe në MLS këtë vit, para se të largohet në janar. Këtu është fjalimi motivues i Zlatan për ekipin e tij, pas ndeshjes në fjalë: “Ky është vetëm fillimi. Nuk do të ndalojmë para askujt. Duhet të vazhdojmë kështu. T’i shkatërrojmë të gjithë!” Ne mendojmë se shikimi i videos përkatëse është mënyra më e mirë për ta filluar mbarë javën tuaj…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit