Doncic i dhuron një tjetër fitore Lakers, triumfojnë edhe Detroit e Houston, zhgënjejnë Clippers

1 Prill 2026
8:13
Telesport
back button

Fitorja e katërt radhazi për Lakers, që në fushën e tyre mundën 127-113 Cleveland dhe konsolidojnë vendin e tretë në Perëndim. Të gjithë titullarët e Lakers realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Luka Doncic me 42 pikë e 12 asist.

Pas humbjes një ditë më parë, skuadra e Detroit fitoi sot 127-116 ndaj Toronto dhe mbron vendin e parë në Lindje. Jalen Duren me 31 pikë ishte më i miri në fushë. Fiton edhe Orlando, 115-111 ndaj Phoenix, ndeshje ku dyshja Bane-Suggs realizoi 41 pikë.

Zhgënjejnë Clippers, që në fushën e tyre u mundën 114-104 nga Portland. Për miqtë, Holiday realizoi 30 pikë. Houston, falë 27 pikëve të Kevin Durant mundën 111-94 New York, ndërsa Milwaukee mundi 123-99 Dallas (Rollins 24 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Orlando – Phoenix, 115-111

Brooklyn – Charlotte, 86-117

Detroit – Toronto, 127-116

Houston – New York, 111-94

Milwaukee – Dallas, 123-99

Lakers – Cleveland, 127-113

Clippers – Portland, 104-114

Lajme të tjera

Lajmet e fundit