Edhe një herë tjetër, Gigio Donnarumma ishte më i miri i PSG-së dhe me pritjet e tij e udhëhoqi ekipin parizien në finalen e Mynihut, ku do të sfidojë Inter.
“Jam i emocionuar sepse do të luajmë një finale të shkëlqyer, do të takohem me shumë miq dhe gjithashtu me ish-trajnerin tim të portierëve, me të cilin flas pothuajse çdo ditë“, tha Donnarumma.
“Gjithsesi, tani po e shijoj momentin, jam super i lumtur, – tha portieri italian, që vlerëson edhe kolegun e tij të Inter, Sommer: “Ai shkëlqeu ndaj Barçës, luajti një ndeshje fantastike. Edhe unë po punoj shumë dhe ndiej se jam përmirësuar në gjithçka, jo vetëm në pritjet e pakta“.
Numri 1 i Italisë do të sfidojë Inter në finale, të cilët e kanë monitoruar situatën e tij kontraktuale për muaj me radhë me shpresën për ta rikthyer atë në Milano si transferim i lirë.
Duke folur për këtë gjë, Donnarumma tha: “Kam ende një vit të mbetur në kontratën time, ka kohë. Zgjedhja është tërësisht në dorë të klubit”.
“Nëse ata duan që unë të qëndroj, do të qëndroj pa asnjë problem, thjesht duhet të nënshkruaj sepse ndihem shumë mirë këtu. Edhe pse nuk ishte e lehtë në fillim, tani të gjithë më duan“, tha Donnarumma.







