Dramë në Kukës, Partizani humb penallti në minutën e 101-të (Video)

16 Dhjetor 2023
15:55
Telesport
back button

Kukësi dhe Partizani kanë ndarë pikët në një barazim 1-1, në sfidën e parë të javës së 17-të.

Një sfidë që u ndez vetëm në minutat e fundit, me Beshirajn që kaloi në avantazh vendasit në minutën e 79′, ndërsa Mensah vendosi baraspeshën sërish vetëm një minutë më vonë.

Polemikat shpërthyen në minutat shtesë, me arbitrin që akordoi një penallti për demat në minutën e 98′, gjë që solli dhe zemërimin e tifozëve, të cilët hynë në fushë për protesta.

PENALLTIA E HUMBUR NGA PARTIZANI NE MINUTEN E 101 – VIDEO

Megjithatë, penalltia egoditur në minutën e 101′ nga Murataj, u ndal nga traversa.

Partizani regjistron kështu barazimin e gjashtë radhazi në kampionat, duke vazhduar kështu në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Kukësi ngjitet momentalisht në vendin e 7-ë me 18 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit