Dy lojtarë lanë lojën pas driblimit turpërues, shikoni këtë supergol në Brazil

19 Shtator 2019
17:29
back button

Zakonisht kur një skuadër është duke fituar, qëllimi i lojtarëve është të shkojnë te flamuri i këndit dhe të vonojnë lojën, por jo Marcelo Cirino.

Cirino ka dribluar dy kundërshtarë, të cilët nuk morën mundimin ta ndiqnin pas atij kalimi turpërues, më pas ka dhënë një top të bukur për shokun e ekipit Rony, që ka shënuar pa shumë probleme.

27-vjeçari Cirino ka lënë në vend dy mbrojtësit me një lëvizje magjike, tipike braziliane, dhe më pas ka bërë gjënë më të thjeshtë duke pasuar topin brenda zonës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit