Dy miqësoret me Bosnjën. Nevil Dede grumbullon 23 kuqezinj (emrat)

2 Shtator 2019
11:08
Alfred Lleshi
back button

Nevil Dede publikon listën e lojtarëve, që do të ketë “nën armë” për dy miqësoret me Bosnje Hercegovinën. Bien në sy emra edhe nga Bayern Munic, Dinamo Zagreb dhe disa skuadra italiane. FSHF, përmes faqes së vet në internet, ka bërë me dije:

“Shqipëria U-19 ka filluar sot grumbullimin për dy ndeshjet miqësore, që do t’i luajë ndaj Bosnje Hercegovinës, më 7 dhe 9 shtator, në Zenicë. Kuqezinjtë janë grumbulluar në Shkodër, ku do të kryejnë seancat stërvitore përpara se të udhëtojnë drejt Bosnje Hercegovinës. Nën urdhërat e trajnerit Dede janë plot 23 lojtarë, një pjesë e rëndësishme e të cilëve kanë qenë edhe në grumbullimet e mëparshme, gjatë këtij viti. 

Të gjithë janë në “lupën” e stafit teknik, me qëllim “filtrimin” e skuadrës që do të përballojë ndeshjet kualifikuese të nëntorit. Shqipëria U-19 do të ndeshet me Belgjikën, Islandën dhe Greqinë. Turneu “Qualifying Round” do të zhvillohet në Belgjikë, nga data 13 deri më 19 nëntor 2019″.

Lista për dy ndeshjet miqësore me Bosnje Hercegovinën:

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit