Edhe pse e ka nisur shumë mirë këtë sezon, Dusan Vlahovic do të largohet nga Juventus, me shumë mundësi gjatë merkatos së janarit.
Sulmuesi serb ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë dhe duke qenë se nuk po arrihet gjuha e përbashkët për rinovim, mund të vijë ndarja mes palëve në merkaton e janarit.
“Calcio Mercato” raporton se e ardhmja e Vlahovic pritet të jetë në La Liga, tek Atletico Madrid. Diego Simeone e pëlqen shumë Vlahovic-in dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e sulmuesit serb gjatë merkatos së janarit.
Në anën tjetër, Juventus pret të përfitojë 15 milionë euro nga shitja e Vlahovic, duke ditur që mund të largohet falas gjatë verës së ardhshme.







