E ardhmja në udhëkryq, Reja këshillon Hysajn

4 Korrik 2020
18:28
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka komentuar situatën e Elseid Hysajt te skuadra e Napolit. Ai shpreson që futbollisti shqiptar të rinovojë me ekipin e Napolit, pasi mendon se do të rikthehet sërish si titullar.

“Gattuso arriti të depërtojë në kokën e lojtarëve që nuk kishin shumë minuta. Ata që nuk luanin më para po luajnë një rol të rëndësishëm. Kampionati nuk ka mbaruar ende dhe Napoli mund të arrijë Championsin. Trajneri i ka dhënë besim dhe Hysajt që po luan sa nga krahu i djathtë te i majti. Mua më intereson që të luajë. Do të doja ta shihja duke rinovuar me blutë.

“Kumbulla? Në të kaluarën kam folur me Giuntolin për të dhe e kam këshilluar që ta ndjekë. Në fakt, ishin afër. Gjithçka ndryshoi sepse lojtari dëshironte të merrte minuta”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit