E BUJSHME! Di Biagio, trajner i 18 herë kampionëve të Shqipërisë. Ndihmësi i tij, Ledian Memushaj

1 Gusht 2023
12:40
Alfred Lleshi
back button

Dinamo e Tiranës, klub në Kategorinë Superiore shqiptare, do ta nisë sezonin e ri me një italian në stol. Trajneri i ri i klubit 18 herë kampion të Shqipërisë do të jetë Luigi Di Biagio, ish-trajneri i Italia U-21.

Ish-futbollisti i njohur italian, i lindur më 1971, megjithatë nuk do të jetë vetëm në këtë aventurë të re. Në fakt, zëvendësi i tij do të jetë Ledian Memushaj, ish-futbollisti i Pescara në Serie B dhe A, i cili sezonin e kaluar drejtoi skuadrën e të rinjve të klubit abruzzo.

Një “mal” me eksperiencë ndërkombëtare në drejtimin e “nëndetëses” blu, sepse Di Biagio ka luajtur shumë ndeshje me kombëtaren e Italisë, ashtu si Memushaj me kombëtaren e Shqipërisë.

Nëse sot, Dinamo ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Dritan Mehmeti, tani mbetet vetëm zyrtarizimi i stafit të ri teknik, teksa Di Biagio ka pozuar në një foto me fanellën e skuadrës shqiptare që do të drejtojë, tashmë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit