E BUJSHME: Tare sfidon Gerrard për ish-bomberin e Partizanit! Ja vlera e tij

13 Mars 2020
19:17
back button

Caleb Ekuban në shënjestër të Lazios. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, në Skoci janë të sigurtë: bardhekaltërit janë duke sfiduar Rangers për të siguruar shërbimet e ish-sulmuesit të Partizanit, 26 vjeç, që po luan dhe shënon me Trabzonspor.

Shpërthimi i ganezit në Turqi ka lënë të gjithë të befasuar, teksa vlera e kartonit të tij është 8 mln euro. Igli Tare është duke lëvizur personalisht në mënyrë që Gerrard të mos e marrë në Gllasgou te ekipi i tij.

Ekuban u ble nga Trabzonspor për 1 mln euro dhe ka shënuar 3 gola në Turqi por sidomos ka qenë i padiskutueshëm titullar te ekipi që po lufton për titullin sivjet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit