E ÇUDITSHME: Protesta kundër abortit anulon ndeshjen, ekipi tërhiqet nga fusha

25 Qershor 2019
10:22
Eraldo Harlicaj
back button

Një ndeshje miqësore mjaft interesante ishte parashikuar ndërmjet përfaqësueses së femrave të Vatikanit dhe skuadrës së FC Mariahil. Futboll amator dhe pa shumë rëndësi, madje ndeshja në Gjermani as nuk do të dihej se ishte luajtur, nëse nuk do të ishte për protestën e disa prej lojtareve të ekipit Marianhil. 

Në momentin që ishin rreshtuar për t'u përshëndetur me kundërshtarët nga Vatikani, 3 prej vajzave të ekipit gjerman ngritën bluzat dhe shfaqën protestën e tyre kundër rregullave të Vatikanit për abortin. Kishta katolike nuk pranon abortin te femrat, ndërsa si mesazh kundër, një nga futbollistet kishte shkruajtur në lëkurë: "Trupi im, rregullat e mia".

Ngjarja u konsiderua shumë fyese dhe drejtuesit e ekipit të Vatikanit ndërprenë menjëherë ndeshjen duke tërhequr ekipin nga fusha. Një ndeshje që ishte konsideruar miqësore, por që në fund nuk doli ashtu siç pritej.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit