E fundit: Theu rregullat e karantinës, pikë minus dhe gjobë për klubin austriak

28 Maj 2020
19:30
Eraldo Harlicaj
back button

Liga e Austrisë ka vendosur një penalizim prej -6 pikësh për ekipin e LASK. Ishte vetë Liga që e mori një vendim të tillë, pasi ekipi austriak është stërvitur dhe në periudhën që nuk lejohe stërvitja.

Lojtarët kanë patur stërvitje së bashku dhe janë lejuar të stërviten me grupe të vogla. Diçka e tillë ka qenë kundër rregullave të përcaktuara nga qeveria austriake. Liga është mbledhur së bashku dhe ka diskutuar në lidhje me një vendim të tillë.

LASK ishte në pozita komode, ndërsa tani e sheh veten të bjerë në vend të dytë 3 pikë larg Salzburgut. Ky incident është filmuar dhe me kamara të cilat fundosën klubin. Një gjobë prej 75 mijë eurosh ju vendos austriakëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit