E jashtëzakonshme; Milani kërkon 17-vjeçarin shqiptar

3 Maj 2019
12:52
Alfred Lleshi
back button

Gilberto Gega po shkëlqen me U-17 të AEK-ut në Greqi. Ai është një nga të rinjtë shqiptarë më të talentuar në futbollin helen, me pritshmëri të larta. Sipas medias së vendit tonë fqinj, lojtari në fjalë do të shkojë për testim në Itali, te Milani, nga 7 deri më 10 maj. Është “Sportime.gr”, media që e zbulon këtë mundësi të jashtëzakonshme në këmbët e 17-vjeçarit shqiptar: 

“Nga 7 deri më 10 maj, Gega do të shkojë në Itali, ku do të testohet te Milani. Talenti i U-17 të AEK-ut (i trajnuar nga Giorgos Alexopoulos) ka nxitur interesimin e kuqezinjve. Siç është zbuluar nga "Sportime.gr" që nga 30 prilli, klubi i njohur Italian e kërkoi lojtarin për një provë. Këto ditë do të testohet dhe pastaj palët do të vendosin nëse do të bëhet transferimi. 

Gega ka lindur më 24 tetor 2002 dhe luan si mbrojtës qendror te verdhezinjtë. Edhe Lyon qëndron prapa lojtarit në këto momente. Francezët e kanë testuar atë një herë dhe janë duke pritur verën, për ta parë përsëri në veprim. Kështu, kapiteni i ri i AEK-ut do të ketë mundësinë të tregojë veten te Milani dhe Lyon në një kohë të shkurtër, për t'i bindur ata që ta marrin nga Akademia e AEK-ut, ku luan në vitet e fundit". 

Më poshtë shihni ftesën për t’u testuar, që ka marrë Gega nga Milani:

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit