E konfirmon trajneri i Chelsea, Anglia do të jetë pa yllin e saj ndaj Shqipërisë, i dëmtuar

17 Mars 2025
8:55
Telesport
back button

Chelsea u mund 0-1 nga Arsenal në derbin londinez, humbja e parë e “blues” që nga 25 shkurti. Një ndeshje ku trajneri Enzo Maresca nuk kishte në dispozicion sulmuesin Cole Palmer, i dëmtuar.

Trajneri italian u shpreh se Palmer nuk do të jetë me kombëtaren angleze në ndeshjet që do të luajë për eliminatoret e botërorit. Pra, ai do të mungojë në ndeshjen e 21 marsit ndaj Shqipërisë.

Mendoj se ai do të rikthehet në fushë pas pushimit për ndeshjet ndërkombëtare. Besoj se ai do ta humbasë kampin stërvitor të Anglisë sepse është i dëmtuar dhe nuk ka luajtur. Ai nuk u aktivizua ndaj Arsenal”, tha Maresca.

Ndaj Arsenal ne na munguan golashënuesit, pasi nuk luajti as Nico Jackson. Nuk kishte një ndryshim të madh mes tyre dhe nesh për sa i përket krijimit të rasteve. Ne jemi në rrugën e duhur”, tha Maresca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit