E pa ekipin të fitonte Kupën e Italisë, zemra e tifozit ndalon!

17 Maj 2019
15:42
Anton Cicani
back button

Nga festa te tragjedia: familja Pronesti ka pësuar një tronditje të madhe, pasi Armando Pronesti, tifoz historik i Lazios dhe në moshën 73 vjeç, është shuar pikërisht mbrëmjen magjike në "Olimpico", ajo që i dhuroi Kupën e Italisë ekipit të Inzaghit.

Gjithçka ndodhi shpejt, teksa ataku kardiak e goditi mes golit të Milinkovic-Savic dhe Correas, që mbyllën llogarinë dhe i dhanë trofeun bardhekaltërve. Ashtu si zakonisht, Armando ndodhej në tribunën "Nord Est" të Lazios, bashkë me familjen. Kishte 50 vite që shkonte në stadium pasi i abonuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit