Leroy Sane ka refuzuar 100 mln euro nga Arabia Saudite.
Ky lajm i ka befasuar të gjithë në Gjermani. Sulmuesi i Bayern, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, kërkon dëshpërimisht të vijojë në Mynih me rekordmenët e Bundesligës.
Klubi që i ka bërë këtë ofertë fantastike është Al-Ittihad, i cili i ka garantuar 25 mln euro në vit pa taksa për 4 sezone.
Sane ka refuzuar, edhe pse oferta ka qenë realisht tunduese. Gjermani pretendon të rikthehet në formën e tij më të mirë dhe të fitojë një tjetër Champions League.







