E trishtë! Michael Schumacher nuk mund të flasë më, kërkon kujdes 24 orë në ditë

31 Mars 2025
9:57
Telesport
back button

Michael Schumacher nuk mund të flasë më dhe kërkon kujdes të vazhdueshëm 24 orë në ditë. Ai që zbulon gjithcka është Felix Gorner, një gazetar gjerman që konsiderohet si ndër më të afërmit me familjen e ish-pilotit të Ferrari.

Ai jep një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, më shumë se 10 vjet pas aksidentit të tij tragjik në ski. Në një intervistë për “RTL TV”, Gorner zbuloi gjithashtu se vetëm 20 persona, përfshirë familjarët, miqtë dhe punonjësit e shëndetësisë, lejohen t’i afrohen Schumacher.

Kjo konfirmuar konfidencialitetin e madh me të cilin familja, me banim në Zvicër, ka vendosur të përjetojë këtë situatë. “Michael është plotësisht i varur nga ndihma e vazhdueshme“, tha Gorner.

Ai ka ndërprerë komunikimin me fjalë, nuk mund të shprehet më verbalisht. Është një realitet shumë i dhimbshëm për t’u pranuar“, shtoi gazetari gjerman.

Prej vitesh familja, me dëshirën e shprehur të bashkëshortes së tij Corinne, ka heshtur për gjendjen shëndetësore të ish-pilotit, për të shmangur sa më shumë spekulime dhe lajme të rreme.

Vetëm një rreth shumë i vogël, më pak se 20 persona, kanë qasje të drejtpërdrejtë tek ai. Mendoj se kjo është zgjedhja e duhur. Të dashurit e tij kanë trajtuar gjithmonë çdo aspekt të jetës së tij personale me maturi dhe nuk kanë bërë kurrë përjashtime edhe pas aksidentit“, shtoi Gorner.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit