E turpshme në derbi, shikoni si mbyllet Tirana-Partizani (Pamjet)

21 Dhjetor 2022
22:37
Denis Hakanaj
back button

Partizani ka marrë një fitore 1-0 kundër Tiranës dhe ka bërë një hap të rëndësishëm përpara në luftën për titullin. Një fitore që i ka ndihmuar Të Kuqtë që të përforcojë vendin e parë në renditje dhe të shkojë katër pikë larg rivalëve bardheblu.

Megjithatë, kjo fitore dhe një derbi që nuk ka pasur asnjë problem në fushë, me të vetmin episod që ka ardhur nga shkallët e stadiumit me hedhjen e fishekzjarrëve nga ana e tifozëve, ka patur një episod shumë të shëmtuar pas përfundimit të ndeshjes.

Në fakt, mes dy skuadrave ka pasur një sherr të madh pas fërshëllimës së trefishtë të arbitrit. Siç ka ndodhur në derbin e kaluar,e dhe këtë herë protagonistët për keq kanë qenë Albano Aleksi dhe Valentino Murataj që ndezën gjithçka.

Mesfushori i Paritzanit, shkoi tek tifozët e tij, mori një flamur gjigant, teksa tentoi ta nguliste në qendrën e fushës, por menjëherë drejt tij ka shkuar Albano Aleksi për ta ndaluar.

Në këtë moment ka nisur edhe sherri masiv, teksa i papërmbajtshëm ka qenë edhe braziliani Patrik. Nuk munguan edhe disa tifozë që u futën në fushë, por për fat të mirë situata u normalizua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit