Egnatia fundos edhe më keq kurbinasit, Kastrioti “ngrin” korçarët

16 Tetor 2021
15:49
Alfred Lleshi
back button

U luajtën dy ndeshjet e para të javës së pestë të Superiores. Fitore befasuese dhe e pastër e krutanëve ndaj Skënderbeut, me rezultatin 2-0. Skuadra e Ramadan Ndreut duket se e ka shfrytëzuar më së miri pushimin për shkak të kualifikueseve të kombëtares, sepse sot u paraqit krejt ndryshe. Golat për Kastriotin u shënuan nga Basha 65′ dhe Rami 84′. Tri pikë që i ngjisin krutanët në vendin e 7-të për momentin, ndërsa korçarët mbeten të parafundit.

Egnatia ka bërë surprizën e madhe, duke fituar në transfertë. Dhe jo në një transfertë dosido, por në fushën e Laçit. Skuadra e Maganit ka triumfuar minimalisht, me golin e Pedro Augusto 75′. Një tjetër goditje e rëndë për kurbinasit, që mbeten të fundit në klasifikim, vetëm me 2 pikë, falë 2 barazimeve në 5 ndeshje. Pozicioni i trajnerit malazez Dejan Vukçeviç është tashmë seriozisht i rrezikuar. Start më negativ kishte vite që nuk njihte Laçi, i cili sezonin e kaluar luftoi për titull deri në tri javët e fundit.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit