Egnatia nuk ndalet, fundos Dinamon me tre gola (Video)

6 Tetor 2023
16:00
Telesport
back button

Kampionati shqiptar i futbollit ka nisur këtë të premte me javën e tetë. Në orën 14:00 në Rrogozhinë, Egnatia fitoi 3-0 kundër Dinamos.

Ndeshja u zhbllokua pas vetëm 26 minutash lojë, me Paulauskas që kaloi në epërsi vendasit.

Për t’i vendosur “vulën” tri pikëve mendoi Zejnullai. Mesfushori realizoi golin e dytë me një goditje dënimi të shkëlqyer.

Edhe pjesa e dytë foli për djemtë e Tetovës, që kontrolluan lojën.

Për t’ia bërë më të lehtë fitoren Egnatias mendoi Blendrit Krasniqi, që la Dinamon me dhjetë lojtarë në minutën e 72 pas dy kartonëve të verdhë.

Në minutën e 88-të, Ahmetaj realizoi golin e tretë për rrogazhinasit. Pas dy rezultateve pozitive, Blutë e Di Biagio humbasin për herë të pestë këtë sezon.

Nga ana tjetër, Egnatia merr fitoren e pestë, duke u ngjitur në kuotën e 16 pikëve në krye të renditjes.

Superliga vijon nesër në 14:00 me duelin Vllaznia – Tirana në “Kukës Arena” dhe të diel me tre ndeshjet e radhës.

26′ GOOOL EGNATIA 1-0 – Video

31′ GOOOL EGNATIA 2-0 – Video

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit