Egnatia nuk ndalet, mund Dinamon dhe “arratiset”

16 Dhjetor 2023
19:00
Telesport
back button

Në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, Dinamo humbi 1-2 me Egnatian.

Miqtë nga Rrogozhina sigurojnë tri pikë me peshë dhe pas barazimit të Partizanit tanimë janë në krye të Superligës, pesë pikë më shumë se “Demat”.

Zejnullai kaloi Egnatian në avantazh pas 18 minutave lojë, teksa Zabërgja vendosi ekuilibrat në mesin e pjesës së dytë (67′).

Ishte Isgandarli që në të 80′ shënoi golin që i dha fitoren djemve të Edlir Tetovës. Tanimë Egnatia me 37 pikë mban kreun e Superligës, pesë më shumë se Partizani.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit