Diego Simeone foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Leganes, në të cilën ekipi i tij do të kërkojë fitoren e 16-të radhazi:
“Ajo që duhet të jetojmë është momenti, ne jetojmë nga ndeshja në ndeshje, duhet ta shijojmë këtë situatë duke ditur pikat tona të forta dhe në bazë të asaj që ndodh të punojmë në përputhje me atë që është e nevojshme.
“Do të luajmë kundër një rivali që është i fortë në shtëpi, me një trajner që punon shumë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Nuk mund të imagjinoj asgjë tjetër”.
– Çfarë mendoni për episodin që ndodhi në ndeshjen e Kupës së Spanjës mes Real-it dhe Celta-s?
“Nuk e pashë ndeshjen. Më kanë thënë histori që duket se kanë vazhduar për njëqind vjet. Nuk e di pse njerëzit befasohen…”.
Analiza për Leganes:
“Unë shoh një ekip të rrezikshëm, në shtëpi e kemi pasur të vështirë. Trajneri punon shumë mirë dhe arriti një fitore të rëndësishme në Kupë dhe fitoret gjithmonë gjenerojnë besim”.







