Erion Braçe nuk ia përton FSHF për emrin e stadiumit: Qesharakë deri në dhimbje!

22 Gusht 2019
11:52
Alfred Lleshi
back button

Nuk mund të mungonte reagimi i tij. Erion Braçe, zv.kryeministër i Shqipërisë, e ka vijuar debatin për emrin që duhet të ruajë apo të marrë stadiumi i ri, që po ndërtohet aty ku ka qenë për dekada “Qemal Stafa”. “Shtëpia e Kuqezinjve” po përfundon dhe palët janë të ndara për emrin, nëse duhet të komercializohet (pra, të shitet) apo të quhet “Arena Kombëtare”, “Qemal Stafa”…

Ja postimi i Braçës:

“Perseri pergjigje tregetaresh per QEMAL STAFEN!

Si ka mundesi qe ne FSHF, askush-edhe ky me i dituri drejtor, nuk ndan dot ate qe eshte “kombetare” nga ajo qe eshte “lokale”, nuk ndan dot ate qe eshte “publike” nga ajo qe eshte “private”? As qe dua pergjigje nga te tille, por patjeter qe kam pergjigje per “argumentat” e drejtorit;

E para, stadiumi Qemal Stafa e ka emrin; Nuk ka asnje akt ti kete hequr kete emer!

E dyta, stadiumi Qemal Stafa eshte KOMBETAR, ne kryeqytet, nuk eshte stadium ne Brighton!!!!!!

Per kete arsye ju solla si shembull stadiume te tille historike ne Londer, Berlin, Paris, Rome, Madrid;

Ne asnje prej tyre emri nuk eshte tregetuar! Ju nuk flisni per to e per kete fakt! Se ia ben muuuu qe nuk shitet as tek bankat, as tek nafta, as tek telefonia, as tek sigurimet ajo qe eshte kombetare

Historike! Wembley u ribe nga e para, por emri nuk u tregetua! Sa per argumentin tregetar se shet emri egzistues me shume se emri i nje kompanie, me vlen te te kujtoj se cdo gje e bukur, e madhe dhe historike ne futbollin tone, lidhet me “Qemal Stafen”!

Nuk ia hiqni dot njeriu nga mendje kete!

E treta, stadiumi Qemal Stafa do te jete nje aset i nje institucioni publik, asfare privat, sic FSHF. Te pakten, juridikisht eshte keshtu. Packa se si administrohet eshte e tille, publike.

Venia ne te njejtin kandar te asetit te nje institucioni publik me asetin e nje klubi privat futbolli, kudo ne dynja, eshte qesharake deri ne dhimbje!

Juventus zotni eshte nje klub privat futbolli, sovran per te vendosur nga pikepamja tregtare per stemen (ju nuk ndryshoni dot stemen e Shqiperise), per fanellen, sponsorin ne te (ju nuk mund te vendosni sponsor ne fanellen e kombetares), asetin, stadiumin, emrin e tij (ju nuk mund te tregtoni ate qe eshte, Qemal Stafen dhe ate qe eshte kombetare). Se katerti, drejtor e te gjithe sa jeni;

Shisni garen tuaj! E beni dot?

Nuk besoj; ua thone kompanite e marketingut:

Nuk shesin dot as edhe nje ndeshje tuajen, finale, jo me garen!

Edhe Kosova e shet garen, ju jo! Bejeni gare, bejeni te drejte, te ndershme, cilesore dhe shiteni! Aty keni te drejta ju!

Emri i kompanise ne stadium, shet produktin e saj, jo futbollin tuaj!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit