Erkand Qerimaj akuza ndaj presidentit Elez Gjoza: Ka fshehur raste me doping dhe shpërdoron paratë tona

22 Shkurt 2024
11:51
Telesport
back button

Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj, që vetëm pak ditë më parë shpallej nënkampion i Europës në peshën 81kg, në stilin e shkëputjes, ka ngitur sot akuza të rënda ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Ai vënë gishtin një një plagë të vjetër në këtë sport, si doping.

Skandali i fundit në Federatën e Peshëngritjes, rasti i fundit i një rasti sportisti që është kapur me doping, por është mbajtur i fshehur nga Federata dhe institucionet, për të mbrojtur Federatën dhe Elezin. Mendimi im është që urgjentisht Elez Gjoza të japë dorëheqjen dhe të bëhen zgjedhje të reja”, shkruan Qerimaj në faqen e tij në Facebook, pa bërë me dije se për cilin sportist të kapur me doping bëhet fjalë.

Më tej, shkodrani akuzon Gjozën për skandalet e shumta që ka pasur ndër vite: “Drejton Federatën që në vitin 2013 dhe ka bërë 3 mandate me shumë skandale. Fondi dhe Federata është për sportistët e trajnerët, jo për të shkuar në xhepat e mëdhenj të presidentit. Ai realizon turizëm me njerëzit e familjes me lekët e taksapaguesve!!! Shporru nga Federata, Hajdut… Mashtrues. Ky është mendimi im. Jam Erkand Qerimaj, kampion Europe e bote që nga vitit 2002”.

Federata e Peshëngritjes replikon me Qerimajn pas akuzave për doping dhe përvetësim fondesh nga presidenti Gjoza

Lajme të tjera

Lajmet e fundit