Skandali në peshëngritje, akti 2: Qerimaj akuza për lënie jashtë Kupës së Botës, Federata e quan mashtrues ordiner dhe e hedh në gjyq

23 Shkurt 2024
9:05
Telesport
back button

Situata e nderë në peshëngritjen shqiptare, me akuza, kundërakuza e replika mes shtangistit Erkand Qerimaj dhe Federatës Shqiptare të Peshjëngritjes vijon ende. Pas akuzave të para për doping dhe shpërdorim të fondeve të ngritura nga shkodrani, që u shoqëruan me një replikë nga FSHP, sërish situata është ndezur nga akuza të tjera.

Qerimaj këtë herë ka akuzuar Federatën se nuk e ka regjistruar në Kupën e Botës, duke shkruar në rrjetet sociale: Skandali i Federatës vijon, duke mos më regjistruar në Kupën e Botës në Tajlandsë, kualifikues për në Olimpiadë. Në peshën që kisha kërkuar që në janar, disa here me mesazh. Edhe në këtë moment nuk figuroj i regjistruar!!! Me siguri nuk ka dashur që unë të shkoj. Debati nisi për këtë, si duket nuk do që unë të çoj flamuri kuqezi. Sjell medalje, duhet të rri në shtëpi!!”.

Më tej, Qerimaj shkruan duke iu referuar presidentit Elez Gjoza: “Sepse presidenti duhet të marrë familjarët për turizëm në vende të bukura si Tajlanda, Katari, Kuba, Arabia. Me lekët e Federatës e shtetit, taksapaguesve. Për sa i përket deklaratës që ka bërë më herët, i ka të gjitha gënjehstra, se kur gënjen shumë fillon dhe i beson edhe vetë. Kush e njeh e di, s’ka person që e ka takuar dhe të mos e ketë gënjyer”.

Menjëherë ka ardhur replika e Federatës, që në rrjetet sociale shkruan: “Duam të informojmë publiukun rreth një postimi të dytë nga ana e z.Qerimaj, që akuzon federatën se nuk e ka regjistruar në aktivitetin në Tajlandë, që federate nuk e ka regjistruar në peshën që ai kërkon prej muajit janar. Nuk duam të humbasim kohë me mashtrusa ordinerë, që për lekë sakrifikojnë gjithçka dhe mashtrojnë në rrjetet sociale, madje shpifin e shantazhojnë. Në foto (të postuara në rrjetet sociale), shihni se sportisti Erkand Qerimaj është i deklaruar në peshën 73kg dhe me 330kg në dygarësh, ashtu siç ka kërkuar”.

Ju mund të shihni edhe bisedën mes z.Qerimaj dhe punonjësve të federatës, ku shpjegohet se është i regjistruar dhe në system i del kategoria 73kg e 330kg në dygarësh. Ne dispoonojmë edhe bisedat ku ai kërkon më 29 dhjetor 2023 që të garojë në peshën 81kg (listat paraprake). Më 22 janar të këitj viti, ai rezulton në peshën 81kg. më pak fjalë, kemi të bëjmë me një shpifës e mashtrues ordiner, që për lekë të bardhës i thotë e zezë. Çdo pretendim i tij do të thërritet në gjyq, pas kallëzimit që Federata do të kryejë sot”, thuhet në deklaratën e FSHP-së.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit